back to top
January, 30, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiNasim Haradinaj-Donika Gërvallës: Të gjithë mundin që e kemi ba për të,...

Nasim Haradinaj-Donika Gërvallës: Të gjithë mundin që e kemi ba për të, e ka haram nga familja jonë

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj iu ka përgjigjur ashpër deklaratave të ministres Donika Gërvalla ndaj familjes Haradinaj, shkruan GazetaDemos.

Ajo tha se Donika Gërvalla, apo siç e quan ai “Schwarz”, është turpi i babait Jusuf Gërvalla e familjes së saj.

Ndërkaq shton se ajo ka nxitur një debat i cili i bën dëm shoqërisë e vetë popullit, duke thënë se kjo tregon se “ose ka mision ose është e çmendur”.

“Prandaj unë mendoj që sot as Duboviku e as Gllogjani nuk nihet mirë posaçërisht, unë e di që thotë ajo, ndoshta nuk më nem ose nuk më zë e nemura e prindit, por ajo duhet të dijë që familja Haradinaj ka qenë edhe prind i saj”, tha Haradinaj.

Deklarata e tij:

Unë mendoj që kjo ka nxitë një debat i cili i bën dëm vetë shoqërisë, i bën dëm vetë popullit, dhe kjo qëllimisht tregon, ose ka mision ose është e çmendur, prandaj unë mendoj që sot as Duboviku e as Gllogjani nuk nihet mirë posaçërisht, unë e di që thotë ajo, ndoshta nuk më nem ose nuk më zë e nemuna e prindit, por ajo duhet të dijë që familja Haradinaj ka qenë edhe prind i saj, Naim Haradinaj gjatë gjithë kohës pas vrasjes së Jusufit ka qenë djali i shpisë siç e ka quajtur Suzana, me ta jemi marrë vazhdimisht prandaj të gjitha ato që i kemi ba, i ka haram nga shtëpia jonë, edhe ditën pas lufte edhe … edhe Premtonin ua kemi marrë në Suedi ku jetojn ata, parandaj pres që edhe me ta të distancohet, sepse është një fyerje për vetë Jusufin.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit