back to top
February, 14, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiPër herë të parë presidentja Osmani fal një të burgosur, është grua

Për herë të parë presidentja Osmani fal një të burgosur, është grua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia ka falur një të burgosures pjesën e mbetur të dënimit.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Presidenca.

Në njoftim thuhet se e para e shtetit, bazuar në kompetencat e saj e ka nënshkruar dekretin për faljen e Arza Cakollit.

Presidenca thekson se vendimi është marrë për shkaqe humanitare.

“Vendimi është marrë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, ngase e dënuara ka lindur foshnjën e saj të parë gjatë vuajtjes së dënimit dhe ndodhet në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan, së bashku me foshnjen e saj”, thuhet në njoftimin e Presidencës .

“Në marrjen e vendimit për falje, janë marrë parasysh edhe faktorë të tjerë, duke përfshirë faktin se e dënuara nuk ka kryer asnjë vepër penale më herët, vepra penale për të cilën është dënuar është për “Rrezikim të Trafikut Publik”, pra është kryer aksident pa dashje, ndërkaq është vërtetuar se nuk ka qenë nën ndikim të alkoolit apo substancave të tjera kur ka ndodhur aksidenti. Përveç këtyre, gjithashtu janë marrë parasysh sfidat shëndetësore të nënës dhe foshnjës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit