“Moti nuk jemi parë”, Albulena Haxhiu nuk tregon se a do ta respektojë VV-ja vendimin e Kushtetueses

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila ka qenë emri i propozuar nga VV-ja për kryeparlamentare, nuk ka treguar para mediave se si do të veprohet në seancën e sotme konstituive.

Haxhiu para mediave nuk tregoi nëse do ta respektojnë vendimin e Kushtetueses që obligon deputetët që ta konsituojnë Kuvendin në afat prej 30 ditësh, dhe po ashtu që votimi për kryeparlamentarin të vazhdojë në formën e hapur.

“Moti nuk jemi parë”, tha Haxhiu para mediave.

Pas më shumë se tri javësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë sërish sot konsituimin e Kuvendit.

Ky hap vjen pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi zgjedhjen e kryeparlamentarit brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur, duke përcaktuar se kandidati mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *