Më në fund kuptohet se a do te marrë pjesë Albina Kelmendi në “Big Brother VIP 4”

Shpërndaje 

Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi ka sqaruar thashethemet që po qarkullojnë prej javësh mbi një pjesëmarrje të mundshme të saj në sezonin e katërt të “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë një sesioni me pyetje e përgjigje në Instagram, një ndjekëse e pyeti drejtpërdrejt nëse do ta shohim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Albina iu përgjigj shkurt dhe prerë: “Jo.”

Me këtë përgjigje, artistja i ka dhënë fund çdo dileme rreth përfshirjes së saj në reality show-n e shumëpërfolur, duke konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e “BBVA4”, shkruan “Kosovarja”.


Albina Kelmendi prej vitesh është një nga zërat më të pëlqyer të skenës shqiptare, dhe pas përfaqësimit në “Eurovision 2023” me këngën “Duje”, emri i saj ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes.

Albina Kelmendi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *