back to top
November, 11, 2025
spot_img
BallinaLajmeLDK në Fushë Kosovë arrin koalicion me këtë parti

LDK në Fushë Kosovë arrin koalicion me këtë parti

- Advertisement -

Klikoni Këtu për t’u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Besnik Osmani, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, ka arritur koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës në këtë komunë.

Osmani e ka njoftuar këtë me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, duke thënë se së bashku është hartuar edhe plani qeverisës, shkruan Insajderi.

“Në këtë frymë bashkëpunimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ecin bashkë për prosperitetin e të gjithë qytetarëve, për Fushë-Kosovën tonë”, tha ndër të tjera ai.

“Gjatë këtyre ditëve, dy degët tona kanë punuar së bashku në hartimin e planit qeverisës dhe, në koordinim të plotë edhe me qendrën, kemi nënshkruar marrëveshjen për qeverisjen gjithëpërfshirëse për mandatin e ardhshëm qeverisës”.

“Kjo marrëveshje është shprehje e përgjegjësisë politike dhe e vullnetit të përbashkët për ta çuar Fushë Kosovën përpara, me një qeverisje moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarëve”, përfundoi Osmani. /Insajderi.org/

Besnik Osmani PDK në Fushë Kosovë zgjedhjet lokale

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -