Është ndarë nga jeta ish-ushtari i UÇK-së nga Bajgora dhe pronarit të fabrikës së mobilieve “Doni”, Riza Beqiri.
Ai ndërroi jetë pas një sëmundjeje të shkurtër.
Familjarët e tij kanë bërë të ditur lajmin me një njoftim publik, duke shprehur dhimbjen e thellë dhe pikëllimin për humbjen e tij.
Detaje për organizimin e varrimit do të bëhen të ditura më vonë.


