Alaudin Hamiti nga spitali direkt në spektakël

Vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se Alaudin Hamiti i është nënshtruar një ndërhyrjeje shëndetësore, për të cilën ka qëndruar i shtruar në spital.

Gjendja e tij ka qenë stabile dhe nën mbikëqyrje mjekësore.

Pavarësisht kësaj, Hamiti ka konfirmuar se sonte do të rikthehet në spektakël.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në Instagram, duke treguar se është gati për angazhimet e radhës, shkruan “Kosovarja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *