Kusari pyetet nga media e Shqipërisë për deklaratën e Kurtit “çfarë hajvanash”: E kishte për një zyrtar të LDK’së

Mimoza Kusari, ka komentuar deklaratën “çfarë hajvanash” ndaj liderëve ish-opozitarë, pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur qeverinë e re.

“Nuk ka qenë asnjëherë i vërtetë fakti që Albin Kurti në natën e zgjedhjeve i ka quajtur tre përfaqësuesit e partive politike “hajvana”. Ai i është referuar një statistike që është prezantuar nga një përfqësues i Lidhjes Demokratike, që nuk është Lumir Abdixhiku por njëri nga ata, i cili ka folur për rritjen ekonomike”, ka thënë Kusari Lila për Euronews Albania.

Kusari theksoi se kriza aktuale politike nuk vjen nga qeveria, por nga mospranimi i rezultatit zgjedhor nga opozita, dhe se kjo e fundit duhet të bashkëpunojë me qeverinë për një sërë çështjesh.

“Sa i përket fyerjeve dhe sharjeve reflekton kokfortësia e tyre për të mos pranuar rezultatin. Pra, problemi i opozitës aktuale në Kosovë ka qenë mospranimi i rezultatit, mosreflektimi dhe gjërat pozitive që ka humbur kredibilitetin e opozitarizmit të tyre. Sikur kjo opozitë të ishte në një vijë me qeverinë në raport me gjërat në Veri, me largimin e bandave kriminale, me mbajtjen e një qëndrimi parimor ndaj listës serbe, do kishim një situatë tjetër”, tha Kusari.

Albin Kurti LDK Lumir abdixhiku Mimoza Kusari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *