back to top
December, 8, 2025
spot_img
BallinaLajmeKurti pas njohjes së Kosovës nga Siria: Vendi hyn në një kapitull...

Kurti pas njohjes së Kosovës nga Siria: Vendi hyn në një kapitull të ri të historisë së tij

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas njohjes së Kosovës si shtet nga Siria, duke shprehur mirënjohje për përpjekjet e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, dhe për të gjithë të përfshirët në këtë proces.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti theksoi se presin forcimin e lidhjeve ndërkombëtare ndërsa vendi hyn në një kapitull të ri dhe kyç në historinë e tij.

“Kosova tani njihet zyrtarisht nga 120 shtete, ndërsa Siria iu bashkua listës së shteteve që e njohin. Shprehim mirënjohje ndaj presidentes Vjosa Osmani për përpjekjet e saj të suksesshme dhe të gjithë atyre që janë përfshirë. Presim forcimin e lidhjeve tona ndërsa vendi hyn në një kapitull të ri dhe kyç në historinë e tij”, ka shkruar Kurti në X.

Ndryshe, Siria, vend në Lindjen e Mesme, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të mërkurën.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -