Kurti: LVV e PDK fituan në tri komuna pa balotazh, LDK në dy

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Para gazetarëve, Kurti ka bërë të ditur se partia e tij ka fituar pa balotazh në tri komuna, njësoj si Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar dy komuna pa balotazh.

“LVV i fitoi 3 komuna pa balotazh, e ndoshta shtohet edhe Gjilani. PDK i fitoi 3 komuna pa balotazh, e ndoshta iu hiqet Hani i Elezit dhe mbeten 2. LDK i fitoi 2 komuna pa balotazh, ndërkaq AAK dhe Nisma Socialdemokrate nga një”, tha Kurti, duke u shprehur tejet i kënaqur me rezultatin që kanë arritur.

Ndërkohë, sipas liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, LDK ka fituar në tri komuna në raundin e parë: Lipjan, Istog dhe Junik.

Nga të dhënat në KQZ, shihet se edhe Juniku ka shkuar në balotazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *