Share
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim Kryediplomatin e Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas njoftimit që ka lëshuar BIK, Tërnava i ka shprehur “falenderim të jashtëzakonshëm” Fidan për ndihmën që ka dhënë Turqia për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
“Nga ana e tij, ministri Fidan, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe përgëzoi atë për arritjet në ngritjen e infrastrukturës së Bashkësisë Islame, ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame dhe kontributin në ndërtimin e kohezionit social, duke u shprehur se jemi të përkushtuar të vazhdojmë të përkrahim Kosovën”, thuhet në njoftim.