back to top
February, 6, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniKonflikti për një mur: Kosovari vrau kushëririn në Zvicër, procesi gjyqësor drejt...

Konflikti për një mur: Kosovari vrau kushëririn në Zvicër, procesi gjyqësor drejt fundit

Një ngjarje tragjike që ndodhi në Zvicër më 18 dhjetor 2022, mori epilog në Gjykatën e Qarkut në Nyon.

Një mur që ndante pronat e dy kushërinjve në Kosovë, thuhet se u bë ‘mollë sherri’.

Një 28 vjeçar u vra para më shumë se dy vjetësh, nga kushëriri i babait të tij.

Viktima kishte shkuar për ta takuar të pandehurin në Zvicër, konkretisht në Bière VD, por që përfundoi tragjikisht.

E pas një debati të ashpër mes tyre, 57-vjeçari nxori një thikë të ushtrisë zvicerane dhe e goditi të riun, duke shkaktuar vdekjen e tij.

Seanca gjyqësore lidhur me këtë rast, është mbajtur të martën e 4 shkurtit.

Por, i pandehuri kishte deklaruar se nuk i kujtohet më ngjarja e mbrëmjes kur ndodhi krimi.

Ai pretendoi, se ishte duke u mbrojtur nga kushëriri i tij, tanimë i ndjerë.

Motivet e këtij akti janë ende të paqarta.

E procesi gjyqësori kishte hasur edhe në disa barriera, sidomos ato gjyqësore dhe heshtjes së disa dëshmitarëve, raportojnë mediat zvicerane.

Ajo se çka dihet deri më tani arsyet e konfliktit janë për arsye pronësore, konkretisht një muri i cili ndante pronat e të pandehurit dhe viktimës.

I pandehuri ishte ngjitur sipër murit për të prerë hardhitë e tij.

Kushëriri i tij, babai i të ndjerit dhe pronar i murit, i kishte kërkuar të zbriste, gjë që çoi në një grindje fizike të vogël.

Mirëpo, ky konflikt u shndërrua në tragjedi dhe kjo situatë u bart edhe në Zvicër.

Në gjykatë, nëna dhe miqtë e të ndjerit e përshkruan atë si “personin më të mirë që ka pasur ndonjëherë”.

Megjithatë, policia ka prova që tregojnë se i ndjeri kishte një histori problematike, duke përfshirë një denoncim për kërcënim me vdekje.

Sipas familjes së të ndjerit, motivi i vrasjes ka qenë një hakmarrje e planifikuar nga 57 vjeçari.

Ata theksuan se thika e ushtrisë zvicerane, e përdorur për vrasje, nuk ishte e njohur në mjedisin e të pandehurit.

Prokurorja Annick Tavares, kërkon një dënim prej 7 vjetësh burgim dhe dëbim nga Zvicra për të pandehurin.

Vendimi pritet të merret sot (ditë e enjte), duke i dhënë fund një rastit tejet kompleks.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit