Një person ka vdekur më 3 shkurt të këtij viti në Podujevë.


Policia ka nisur hetimet mbi rastin, dhe njofton se hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e prokurorit të Shtetit.

“Lidhur me rastin njësitë policore kanë dal në vendngjarje për të kryer të gjitha veprimet hetimore dhe ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur rastin. Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e prokurorit të Shtetit”, thuhet në raportin e policisë.