back to top
December, 21, 2024
spot_img
BallinaMusicKëngëtarja e famshme humb nënën dhe motrën në të njëjtën ditë

Këngëtarja e famshme humb nënën dhe motrën në të njëjtën ditë

Mariah Carey po përjeton një tragjedi të madhe familjare. Në të njëjtën ditë, fundjavën e kaluar, i vdiq edhe nëna dhe e motra e saj, Patricia dhe Alison.

Shkaqet e vdekjes së tyre nuk janë bërë të ditura, por këngëtarja 55-vjeçare shkruan: “ Zemra më është thyer sepse fundjavën e kaluar humba nënën time. Dhe fatkeqësisht, në një ironi tragjike të fatit, po atë ditë vdiq edhe motra ime. Unë e vlerësoj dashurinë dhe mbështetjen e të gjithëve dhe respektin tuaj për dëshirën time për të qëndruar jashtë vëmendjes gjatë kësaj kohe të vështirë.”

Ajo kishte një marrëdhënie të komplikuar me nënën dhe motrën, të cilën ajo e përshkroi në autobiografinë e saj, The Meaning of Mariah Carey.

Për nënën e saj, në veçanti, ajo shkroi: “Udhëtimi im me të ishte plot kontradikta. Nuk ishte kurrë bardh e zi, por një ylber emocionesh. Marrëdhënia jonë ishte një varg i vështirë krenarie, dhimbjeje, turpi, mirënjohjeje, xhelozie, admirimi dhe zhgënjimi.”

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit