back to top
October, 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiNdryshohen shkallët e tatimit për të ardhurat personale në Kosovë

Ndryshohen shkallët e tatimit për të ardhurat personale në Kosovë

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga data 23 gusht 2024 është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji Nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Ky Ligj hyri në fuqi në ditën e publikimit nga data 23 gusht 2024.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-142, me nenin 5 ndryshohen shkallët tatimore, të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhurat Personale.

Më konkretisht, sipas nenit 5 të Ligjit Nr. 08/L-142 bëhet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhurat Personale, si në vijim:

“Neni 5 Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 05/L -028 për Tatimin në të Ardhurat Personale Neni 6 i Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, ndryshohet si në vijim:

Neni 6 – Shkallët e tatimit

Tatimi në të ardhura personale vjetore, ngarkohet sipas shkallëve në vijim:

1.1 Për të ardhurat e tatueshme deri në tremijë euro (3.000 €), duke përfshirë edhe shumën tremijë euro (3.000 €), zero për qind (0%);

1.2. Për të ardhurat e tatueshme mbi tremijë euro (3.000 €), deri në pesëmijë e katërqind (5.400 €), duke përfshirë edhe shumën pesëmijë e katërqind (5,400 €), tetë për qind (8%) të shumës mbi tremijë euro (3.000 €); dhe

1.3. Për të ardhurat e tatueshme mbi pesëmijë e katërqind (5,400 €), njëqind e nëntëdhjetë e dy euro (192 €) plus dhjetë për qind (10%) të shumës mbi pesëmijë e katërqind (5,400 €).”

Pra, shkallët e Tatimit në të Ardhurat Personale sipas Ligjit Nr. 08/L-142, janë:

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit