Kandidatja për deputete, Jehona Lushaku, ka reaguar publikisht përmes një postimi lidhur me mënyrën se si, sipas saj, LVV po i trajton kandidatët e vet.
Në reagimin e saj, Lushaku e cilëson këtë qasje si poshtëruese dhe shqetësuese, duke theksuar se kandidatët e asaj partie po shpërfytyrohen për t’u paraqitur vetëm një figurë udhëheqëse, ndërsa të tjerët reduktohen në “numra”.
Ajo e ka cilësuar këtë model si shenjë të një mendësie autokratike, duke paralajmëruar për rrezikun që, sipas saj, paraqet një parti e përqendruar rreth një personi të vetëm. Në postimin e saj, Lushaku bën thirrje për ndaljen e asaj që e quan “regjim që ua heq fytyrat njerëzve të këtij vendi”.

