Kadri Kastrati, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë për Front Online se rrugën e Kosovës drejtë NATO-s nuk mund ta ndalojë Serbia.
Ai tha se avancimi i Kosovës drejt NATO-s është interes i të dyja palëve.
“Serbia nuk mund të ndikojë tek NATO për avancimin e Kosovës në Asamblenë e NATO-së. Ajo është duke bërë përpjekje, por nëse Kosova avancon drejtë integrimit të NATO-së është interes jo vetëm i Kosovës, por edhe i NATO-s. Ushtria dhe Kosova janë duke avancuar me mekanizma qofshin ato të NATO-s me ushtrim e shkollime e bashkëpunime, pavarësisht që çështjen politike nuk po ecin ashtu siç duhet, por Kosova është në rrugë të mirë drejtë NATO-s dhe këtë nuk mund ta ndalë Serbia”, theksoi Kastrati.