Në “Big Love”, Laert Vasili mori një mesazh të veçantë mbështetjeje nga Ilnisa Agolli.
Në një shkrim, Agolli i kujtoi Laertit se ndodhet në një garë dhe se nuk duhet të harrojë qëllimin e tij.
“Laert, dua ta nis me një rresht të një poezie jo më kot: ‘Jemi grindur, jemi sharë por drejt njëri-tjetrit kemi ngarë.’ Këtë po ta them se je në një GARË aty dhe nuk duhet ta harrosh as këtë dhe as qëllimin që ti ke.
Unë e njoh atë shtëpi, siç njoh dhe çdo aftësi tënden, andaj mos harro se: Fitoren mbi veten nuk mund të ta marrin as konkurrentët, as engjëjt dhe as demonët!”, thuhej në mesazh.