Share
Ish-reperi senzacional, Feronit Shabani, i njohur si Fero, i ftuar te humanisti i madh shqiptar, Halil Kastrati, në emisionin e tij bamirës, shprehu mungesën që ndjen për muzikën pasi si profesion ka vite qe e ka lënë.
Ai tha se se me jetën e tij të re ndjehet shumë më mirë, teksa nuk ngurroi të shprehte edhe mungesën që e ka për këngën.
Me këtë arsye, humanisti Kastrati e pyeti Feron se a ka menduar të riktheht duke kënduar ilahi, teksa dhe u zu në befasi nga përgjigja e tij.
“Me të tregu drejt shumë njerëz më kanë thënë për këtë, ama unë nuk e shoh vetën, as nuk e kam pa asnjëherë. Nuk e di pse. Rryma e muzikës që e kam bë unë ka qenë shumë e egër, dhe nuk e shoh vetën aty, por kemi plot që e bëjnë shumë mirë dhe i dëgjojmë ata”, iu përgjigj Fero.