Hajrulla Çeku raportohet se do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës

Hajrulla Çeku raportohet se do të kandidohet nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës.

Portali “Koha”raporton se prezantimi i kandidaturës së Çekut do të bëhet nesër nga ora 17:00. 

Çeku raportohet se nuk ka dhënë përgjigje ende mbi këtë çështje. 

Theksojmë se presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale në Republikën e Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *