Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka ndarë disa detaje personale nga lidhja e saj me DJ Dagz, me të cilin ka krijuar një familje dhe ka një djalë. Çifti, që nisi historinë e dashurisë brenda shtëpisë së Big Brother VIP 1, ka pasur një lidhje që filloi përtej fizikes, siç ka treguar vetë Einxheli.
Në një rrëfim plot humor dhe sinqeritet, ajo tha se, megjithëse tërheqja mes tyre ishte e fortë, nuk kanë kryer marrëdhënie intime për herë të parë brenda formatit. Madje, ajo i kishte kërkuar produksionit që të largonin Dagz nga shtëpia për të mos i rezistuar më gjatë tensionit emocional dhe fizik që ndjente.
“Jo se ishte e vështirë të kontrolloja veten, por marrëdhënia jonë u forcua më shumë në aspektin shpirtëror. Ato dy netët në suitë ishim si në një luftë – hëngrëm veten me dhëmbë nga epshi,” tha moderatorja duke qeshur.
Pas përfundimit të spektaklit, Einxheli pranoi se marrëdhënia u konsumua, por nën rrethana jo të zakonshme. “E kisha krahun e thyer dhe nuk e dhashë më të mirën time,” tregoi ajo me humor.