back to top
December, 9, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiPushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private, s’do të ketë...

Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private, s’do të ketë asnjë pretendim tjetër ndaj tij

Avokati Taulant Hodaj ka folur në lidhje me pushimin e hetimeve ndaj Shukri Bujës.

Ai është shprehur se ky vendim është marrë pas seancave private që janë mbajtur tani në vitin 2024 në Hagë.

Hodaj gjithashtu u shpreh se u është konfirmuar se nuk do të ketë asnjë pretendim tjetër ndaj Shukri Bujës.

“Pas seancave private që janë mbajtur tani në vitin 2024 në Hagë, që nuk kanë qenë publike, ia arritëm që më në fund të marrim një vendim”, tha ai në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.

“Ky është i rangut më të lartë që lirohet nga akuzat e Prokurorisë së Specializuar për krime lufte dhe në të njëjtën kohë, përveç vendimit për pushimin e hetimeve, ne edhe me shkrim kemi marrë konfirmim se nuk do të ketë asnjë pretendim tjetër ndaj z.Buja në lidhje me krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit”, është shprehur tutje Hodaj.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit