back to top
July, 6, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniE rëndë, mbytet fëmija shqiptar në ishullin e Kretës

E rëndë, mbytet fëmija shqiptar në ishullin e Kretës


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në ishullin e Kretës në Greqi, ku një fëmijë me origjinë shqiptare është mbytur teksa po lahej në det!

Mediat lokale raportojnë se i mituri i moshës 6-7-vjeç ishte duke notuar në det në zonën e Arvit. Nikolas kishte shkuar në plazh bashkë me nënën e tij, teksa shtëpinë e kishin vetëm pak metër larg vendit ku po pushonin. Ai i ka kërkuar të ëmës që të futet në det, por nëna e tij nuk e ka lejuar pasi deti ka pasur shumë dallgë.

Dyshohet se në një moment që nëna e të ndjerit ka humbur vëmendjen, dhe ai të jetë larguar dhe të jetë futur në ujë. Ishte një banor i zonës ai që pa i pari vogëlushin që po qëndronte përmbys pa ndjenja në ujë, dhe menjëherë u fut për ta nxjerrë në breg.

Mjekët të cilët shkuan në vendin e ngjarjes tentuan ta kthejnë në jetë të voglin, por pa sukses. Ata e nisën me urgjencë drejt spitalit, dhe pavarësisht përpjekjeve i mituri nuk ia doli të mbijetojë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit