Share
Një vajzë e moshës së mitur tentoi t’i jap fund jetës së saj, duke prerë venat dhe për pasojë u dërgua në spital me urgjencë.
Brenda Emergjencës në Spitalin e Gjilanit kanë bërë me dije se 15-vjeçarja është dërguar në këtë qendër pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Sipas informacioneve të para, pas intervenimit të ekipit mjekësor, gjendja e saj është stabilizuar./Sinjali