Një moment i veçantë ka ndodhur në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova, kur Driloni bëri një deklaratë të bujshme që ka surprizuar shikuesit dhe banorët.
Gjatë një bisede me Edin, Driloni shprehu gatishmërinë e tij për të ndarë çmimin e madh, në rast se ai do të shpallet fitues i këtij edicioni. “Nëse e fitoj çmimin, atë do e ndaj me ty në gjysmë”, tha Driloni, duke theksuar se do të ndjehej i lumtur nëse të dy do të ishin finalistë.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj, duke u komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.
Disa e vlerësojnë si një akt të lartë bujarie dhe miqësie, ndërsa të tjerë mendojnë se kjo mund të jetë një strategji lojë.
Big Brother VIP Kosova vazhdon të sjellë momente të papritura dhe të emocionuara, duke mbajtur publikun të ngjitur pas ekranit.
Tani mbetet për të parë se si do të evoluojnë dinamikat mes Drilonit dhe Edin në javët në vijim