Avokati Besnik Berisha, i angazhuar për ta mbrojtur reperin Noizy, për incidentin që ndodhi në një diskotekë në Pejë, ka reaguar për ndalimin e tij. Berisha u shpreh se reperi kundërligjshëm po pandehet për lëndim të rëndë trupor, pasi sipas tij s’ka prova që e dëshmojnë një gjë të tillë.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha publikisht kërkoi nga Prokuroria Themelore në Pejë që ta demantojë deklaratën e tij, se i dëmtuari në këtë rast ka vetëm lëndime të lehta.
Siç thotë avokati, lëndimi i lehtë trupor nuk e justifikon urdhërarrestin që u lëshua ndaj tij e as masën e paraburgimit që iu caktua nga autoritetet shqiptare.
“Dy fjale per Noizyn meqe uren e “hapem”.
Noizy kunderligjshem pandehet per lendim te rende trupor dhe kjo do te provohet ne te ardhmen e afert.
I demtuari ne kete rast ka pesuar vetem demtime te lehta trupore, ndonese jo per fajin e Noizyt e as per shkak te perfshirjes se tij ne kete incident.
Lendimi i lehte trupor nuk justifikon urdherarrestin dhe as paraburgimin. Pike!
Sic duket Prokuroria Themelore ne Peje nuk ka guxim qe dokumentacionit mjekesore t’i siguroje aktekspertim.
Normalisht i kisha ftu me me demantu, por e di qe s’munden e s’kane me cka.
P.S. Tash ju ftoj me cu pyetje edhe andej, se une si avokat i Noizyt u pergjigjem kur te doni”.