back to top
September, 17, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiAvokati i Noizyt, Besnik Berisha: Kundërligjshëm pandehet për lëndim të rëndë, i...

Avokati i Noizyt, Besnik Berisha: Kundërligjshëm pandehet për lëndim të rëndë, i dëmtuari ka pasur lëndime të lehta!

Avokati Besnik Berisha, i angazhuar për ta mbrojtur reperin Noizy, për incidentin që ndodhi në një diskotekë në Pejë, ka reaguar për ndalimin e tij. Berisha u shpreh se reperi kundërligjshëm po pandehet për lëndim të rëndë trupor, pasi sipas tij s’ka prova që e dëshmojnë një gjë të tillë.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha publikisht kërkoi nga Prokuroria Themelore në Pejë që ta demantojë deklaratën e tij, se i dëmtuari në këtë rast ka vetëm lëndime të lehta.

Siç thotë avokati, lëndimi i lehtë trupor nuk e justifikon urdhërarrestin që u lëshua ndaj tij e as masën e paraburgimit që iu caktua nga autoritetet shqiptare.

“Dy fjale per Noizyn meqe uren e “hapem”.

Noizy kunderligjshem pandehet per lendim te rende trupor dhe kjo do te provohet ne te ardhmen e afert.

I demtuari ne kete rast ka pesuar vetem demtime te lehta trupore, ndonese jo per fajin e Noizyt e as per shkak te perfshirjes se tij ne kete incident.

Lendimi i lehte trupor nuk justifikon urdherarrestin dhe as paraburgimin. Pike!

Sic duket Prokuroria Themelore ne Peje nuk ka guxim qe dokumentacionit mjekesore t’i siguroje aktekspertim.

Normalisht i kisha ftu me me demantu, por e di qe s’munden e s’kane me cka.

P.S. Tash ju ftoj me cu pyetje edhe andej, se une si avokat i Noizyt u pergjigjem kur te doni”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit