Ish-partneri i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, ka qenë në vëmendje të madhe gjatë këtyre ditëve.
Ai mori vëmendje të madhe me paraqitjen në Big Brother VIP Kosova, për raportin me tashmë banoren e atij formati.
Veç kësaj, ai në disa raste u tregua i afërt me këngëtaren e njohur Rovena Stefa.
Derisa mbrëmë në spektakël u zhvillua një debat i ashpër mes Drenushës dhe Rovenës, Atilla duket se ka mbajtur një anë.
I njëjti ka treguar se në këtë reality shou po vazhdon ta përkrahë artisten shqiptare.
“Zojë”, ka shkruar ai.
Nuk dihet nëse një gjë të tillë e ka bërë për vëmendje, për t’u komentuar më shumë për veprimin.