back to top
January, 22, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiPlagosja në Prishtinë, Policia jep detaje: Kemi identifikuar të dyshuarin dhe dy...

Plagosja në Prishtinë, Policia jep detaje: Kemi identifikuar të dyshuarin dhe dy vetura të përfshira

Gjuajtje me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 19:00, në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë, me çrast një person mbeti i plagosur, raporton GazetaDemos.

Rastin për GazetënDemos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, teksa siç njofton Policia, si rrjedhojë e hetimeve është identifikuar një person i dyshuar, dhe dy vetura që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast.

”Rreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën  “Mine Peza” në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur  nga arma e  zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht policia ka identifikuar  një të dyshuar të  përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura,  ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimit të plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, th ai për Demos.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit