Aksion i FNSH në Vlorë: Katër persona bien në pranga, mbanin peng një të ri nga Kosova dhe i kërkonin 70 mijë euro

Sipas informacioneve të para, të dyshuarit, të cilët janë nga fshatrat e Lumit të Vlorës, e kishin mbajtur kosovarin të izoluar në një banesë pranë Rrugës së Re. Madje, njëri prej personave të shoqëruar është gjithashtu nga Kosova. Grupi i dyshuar i kishte kërkuar viktimës 70 mijë euro, ndërsa ai ishte mbajtur peng prej rreth dy javësh dhe mendohet se ka qenë i dhunuar, raportoi Pamfleti.

Rasti është zbuluar falë motrës së të riut, e cila jeton në Suedi. Ajo ka njoftuar Policinë e Vlorës, duke ndihmuar në lokalizimin e banesës ku mbahej peng vëllai i saj, çka çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit dhe shoqërimin e katër personave të përfshirë.

Vlorë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *