Wolt motorbike hits woman on zebra crossing – she is sent to hospital

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë.

Në aksident është përfshirë një motorist i Wolt-it, i cili ka goditur një grua derisa ajo po kalonte në zebra.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Gazetën Insajderi.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën UÇK në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *