back to top
October, 23, 2025
spot_img
BallinaLajmeDuda Balje: Nuk kam pasur asnjë kontakt me Kurtin për krijimin e...

Duda Balje: Nuk kam pasur asnjë kontakt me Kurtin për krijimin e qeverisë

- Advertisement -

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Balje ka thënë se deri tash nuk ka pasur asnjë thirrje e as takim me Kurtin për këtë çështje.

“Asnjë thirrje, asnjë takim, asnjë bisedë deri tash jo… Ka ndodh disa sene të çuditshme ditëve të fundit, se Emilija Rexhepi ka dal dhe ka thënë se zoti Kurti nuk është kundër (krijimit të një komune me shumicë boshnjake). Për mua kjo ka qenë befasi…”, ka thënë Balje në RTV Dukagjini.

Kurti u nominua më 11 tetor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të formuar Qeverinë e re dhe sipas ligjeve të vendit ka 15 ditë afat për të krijuar shumicën parlamentare, që skadon më 26 tetor.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -