back to top
October, 24, 2025
spot_img
BallinaLajmeSi mori as 200 vota – Xhemajl Hasani jep dorëheqje nga Nisma...

Si mori as 200 vota – Xhemajl Hasani jep dorëheqje nga Nisma në Podujevë

- Advertisement -

Xhemajl Hasani, kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Podujevë, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga të gjitha pozitat dhe funksionet brenda partisë.

Arsyeja kryesore, sipas Hasanit, është rezultati zgjedhor që nuk arriti pritshmëritë e tij dhe të partisë. Ai ka theksuar se ka dhënë maksimumin në shërbim të Nismës dhe qytetarëve, por përkushtimi i tij nuk është vlerësuar sa duhet nga votuesit.

“Dua të hap rrugë për përforcimin dhe rigjallërimin e strukturave të Nismës, duke liruar pozitën e kryetarit të degës,” ka thënë Hasani.

Ai gjithashtu ka falënderuar strukturat e partisë dhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, për mbështetjen dhe udhëheqjen, duke u uruar suksese të mëtejshme kolegëve në përpjekjet për zhvillimin e vendit

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Xhemajl Hasani u rendit i pesti në garën për kryetar të Podujevës, duke siguruar vetëm 192 vota.

Pozita e kryetarit të komunës u fitua nga Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje./Insajderi

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -