Daja i nuses së 37-vjeçarit që vrau mbesën e tij 11-vjeçare në Greqi, pasi tentoi ta përdhunonte, ka dhënë dëshminë e tij.
Ai shprehet i shqetësuar për mbesën e cila ka kaluar jetën me një njeri të tillë dhe se ka bërë 4 fëmijë me të, madje çifti po presin fëmijën e pestë.
“Ma shkatërroi mbesën”, është shprehur ai për mediat greke.
Daja i gruas së 37-vjeçarit tregon se mbesa e tij ka qenë e kujdesshme, pasi ai kishte dhunuar një 14-vjeçare në 2017. Gruaja e tij nuk e ka ditur saktësisht se çfarë ka ndodhur në rastin e 2017, por dinte vetëm që është dëunuar me 9 vite pezullim dhe se autori nuk ka kërkuar asnjëherë falje gruas të tij për atë që ndodhi.
Vetëm disa ditë para se të kryente vrasjen makabër, ai e kishte pyetur gruan e tij për datën sepse më 16 qershor duhej të paraqitej në polici.