Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës sot në orën 10:00.
Kuvendi njoftoi se në mbledhjen e së enjtes së javës së kaluar nuk pati kuorum të mjaftueshëm, por kryeparlamentari Glauk Konjufc, vendosi për këtë datë në pajim me kryetarët e grupeve parlamentare.
“Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës u mblodh sot për të trajtuar pikat e parapara në rend dite. Në mungesë të kuorumit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në pajtim me kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që të hënën, më 10 qershor 2024, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet në seancë solemne, në të cilën deputetëve do t’u adresohet ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.