back to top
February, 6, 2025
spot_img
BallinaShow BizzJul Deda ka dy fjalë për Jozin

Jul Deda ka dy fjalë për Jozin

tashmë është bërë virale dhe po komentohet tejet shumë edhe jashtë shtëpisë.

“Kopil shkine” ka qenë fjala me të cilën Jozi i është drejtuar këngëtarit nga Kosova.

Për këtë ka reaguar edhe Jul Deda, duke komentuar mbi ngjarjen dhe atë se çfarë i tha ai, në bazë të këndvështrimit të tij.

Ish-konkurrenti tha se kjo deklaratë ishte skandaloze, cinike, ç’njerëzore dhe e poshtër për të.

Ndër tjerash, Juli thekson se duhet të reagojmë të gjithë por që ka frikë se Gjesti do e falë sërish, siç bëri me Gerta Gixharin.

Reagimi i plotë i Dedës:

“Nuk guxon robi me fjet katër pesë orë sepse zgjohet në mëngjes dhe sheh skandalin e radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Ky është një skandal, jo vetëm skandal, por është shumë shumë e rëndë. Lexova edhe këtë mesazh dhe pastaj pashë dhe videon ‘Gjesti biri i shkinës i tha po pres diçka të fuqishme nga ty në këtë rast’.

Tani ç’është e vërteta nuk i tha biri i shkinës por i tha kopil shkine dhe më keq se sa keq. Një gjë shumë e rëndë, një deklaratë ç’njerëzore, skandaloze, cinike e poshtër si deklaratë aq më tepër me Gjestin që rrjedh nga një familje që ka lirinë e kanë fituar me gjak, kanë kontribuuar fizikisht dhe mendërisht për lirinë e Kosovës, por jo vetëm familja e Gjestit.

Shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë kontribuar gjithë me gjak vetëm për të çliruar atë vend që quhet Kosovë.

Dhe sa e sa vajza e gra janë dhunuar dhe ai nuk duhej ta thoshte këtë në asnjë formë dhe nuk e di çfarë masa duhet të merren.

Ajo që dua të them, deklarata e tij është skandaloze dhe ne duhet të reagojmë të gjithë pa përjashtim por a e di kush është frika ime, se reagojmë sa reagojmë ne por ai që do të na fali Jozin është vetë Gjesti. Kam frikë se do e fali Gjesti, siç bëri me Gertën.

Ne reaguam edhe për rastin me Gertën, por ai e fali. Pse duhet t’i japësh ti një mundësi të dytë, sepse në qoftëse ky nuk ka respekt për veten sepse ajo i dëmtoi sytë, theu rregulloren dhe prapë ky ishte një ndër ata që e fali.

Frika ime është se pas kësaj deklarate të poshtër që bëri Jozi dhe pastaj ai që do e fali është vetë Gjesti. Kjo gjë më shqetëson te Big Brother sepse vetë banorët atje brenda nuk kanë një shtyllë kurrizore dhe nuk thonë se kjo është e imja dhe nuk lëviz. Nuk e pres nga të gjithë, por nga ata që i konsideroj të fortë e pres edhe nga Gjesti. E kishe në dorë me heq nga shtëpia, nuk e hoqe, gabimi yt.

Rasti i Jozit nuk e di a është thyerje në rregullore, por është thyerje etike, morale e çdo lloj sensi të bashkëjetesës të komunikimit, të ndjenjës kombëtare dhe çdo gjëje ajo që ka thënë Jozi dhe nuk e di se çfarë masa do të merren po do Zoti të paktën ky të mos e fali. Jo.

Në qoftëse e bën edhe kësaj radhe, për mua nuk është një lojtar për të fituar Big Brotherin kurrën e kurrës. Skandaloze për Jozin, kujdes Gjesti. Kaq kisha unë”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit