Ish-banorja e Big Brother VIP, Diola Dosti është zhvendosur dhe po shijon pushimet e radhës. Këtë herë ajo ndodhet në Maldive me partnerin e saj Erolld Belegu.
Më herët, dyshja ishin në Bali, por siç duket pushimet nuk kanë të mbaruar për ta.
Diola ka postuar dhe një foto në Instastory ku shihet në përqafimin e të dashurit të saj.
“Vendi im i preferuar? Në krahët e tij”,- shkruan Diola.