Ish-këngëtarja, Parashqevi Simaku padyshim që është personazhi më i komentuar në këto dy ditët e fundit në rrjete sociale, pas publikimit të disa pamjeve, ku e njëjta dyshohet se nga një ikonë ka përfunduar në një të pastrehë.
Pavarsisht se pamjet ende nuk janë plotësisht të vërtetuara, shqiptarët në NewYork, ku tash e rreth 30 vite jeton Simaku, e kanë konfirmuar gjendjen e rënduar psikike e financiare të ish-këngëtarës.
Madje, për jetën e vështirë financiare në SHBA, Simaku kishte folur edhe vetë në një intervistë, ku tregonte se po punonte duke kënduar në restorantet e shqiptarëve të NewYork-ut, punë e cila s’po i pëlqente.
“Jetoj vetëm dhe nuk kam njerëz të afërt këtu. Punoj. Kam disa kohë që këndoj në restorantet shqiptare, muzikëshqiptare popullore dhe muzikë të lehtë. Të them të drejtën është shumë e vështirë. Unë kurrë s’kisha hyrë në këtë biznes, sepse nuk më pëlqen që të këndoj në restorant, por jam e detyruar, sepse shumë gjëra këtu duhen filluar nga A-ja. Unë mbaj edhe familjen. Jam tepër shumë e lidhur me familjen, me prindërit. M’u desht të punoja shumë”, dëgjohet teksa i rrëfehet gazetarit ajo.