back to top
January, 14, 2025
spot_img
BallinaMusic“Kurrë s’do t’i hyja këtij biznesi, por jam e detyruar”, publikohet intervista...

“Kurrë s’do t’i hyja këtij biznesi, por jam e detyruar”, publikohet intervista e fundit shqip e Simakut

Ish-këngëtarja, Parashqevi Simaku padyshim që është personazhi më i komentuar në këto dy ditët e fundit në rrjete sociale, pas publikimit të disa pamjeve, ku e njëjta dyshohet se nga një ikonë ka përfunduar në një të pastrehë.

Pavarsisht se pamjet ende nuk janë plotësisht të vërtetuara, shqiptarët në NewYork, ku tash e rreth 30 vite jeton Simaku, e kanë konfirmuar gjendjen e rënduar psikike e financiare të ish-këngëtarës.

Madje, për jetën e vështirë financiare në SHBA, Simaku kishte folur edhe vetë në një intervistë, ku tregonte se po punonte duke kënduar në restorantet e shqiptarëve të NewYork-ut, punë e cila s’po i pëlqente.

“Jetoj vetëm dhe nuk kam njerëz të afërt këtu. Punoj. Kam disa kohë që këndoj në restorantet shqiptare, muzikëshqiptare popullore dhe muzikë të lehtë. Të them të drejtën është shumë e vështirë. Unë kurrë s’kisha hyrë në këtë biznes, sepse nuk më pëlqen që të këndoj në restorant, por jam e detyruar, sepse shumë gjëra këtu duhen filluar nga A-ja. Unë mbaj edhe familjen. Jam tepër shumë e lidhur me familjen, me prindërit. M’u desht të punoja shumë”, dëgjohet teksa i rrëfehet gazetarit ajo.

https://www.facebook.com/share/r/2oUSa36aM4VBxC4C
https://www.facebook.com/reel/9145623092125849/?ref=embed_video
ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit