back to top
November, 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniAvokati i Radoiçiqit mbron kosovarin e arrestuar në Serbi për “krime lufte

Avokati i Radoiçiqit mbron kosovarin e arrestuar në Serbi për “krime lufte

”Goran Petronijeviq, avokat i Milan Radoiçiqit dhe ish-mbrojtës i Radovan Karaxhiqit, tash po e mbron një shtetas kosovar që ka edhe nënshtetësi britanike që është në paraburgim në Serbi nën dyshime për krime lufte. Përzgjedhja nuk ka qenë as e Kosovës, as e Serbisë, por e familjes së Durakut, e cila në fillim nuk ka qenë në dijeni për historinë e tij. Por thotë se nuk do ta ndërrojë atë

Avokati i Milan Radoiçiqit, të dyshuarit kryesor për udhëheqje të grupit terrorist që sulmoi policinë në Banjskë më 24 shtator 2023, Goran Petronijeviq, po e mbron shtetasin kosovar e britanik Sadik Duraku, që është në paraburgim në Serbi nën dyshime për krime lufte.

Petronijeviq u bë i njohur edhe në Kosovë, pasi e lexoi letrën e Radoiçiqit më 29 shtator, në Qendrën Mediatike të Beogradit, ku thuhej se shkuan t’i trimëronin serbët për rezistencë “ndaj terrorit të regjimit të Kurtit” dhe se “pa qëllim e vranë Afrim Bunjakun”.

Historia e Petronijeviqit është ndërlidhur në disa raste me Kosovën.

Ishte gjyqtar në kohën e gjyqeve politike të Milosheviqit gjatë luftës në Kosovë, kur qindra shqiptarë u dënuan.

Ka mbrojtur, po ashtu, paramilitarët famëkëqij të njohur si “Tigrat e Arkanit”, si dhe kriminelin e luftës Radovan Karaxhiq, i dënuar nga Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi për burgim të përjetshëm.
E tash ai po e përfaqëson në gjykatë edhe Sadik Durakun, që u arrestua nga autoritet serbe më 17 prill, kur Serbia i bllokoi kufijtë si hakmarrje ndaj rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pro anëtarësimit të Kosovës.

Familja e Durakut ka thënë se ai nuk ka qenë fare pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se ka qenë në Angli gjatë luftës.

Qëndresa Duraku, mbesa e Sadikut, lidhur me përzgjedhjen e avokatit ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për historinë Petronijeviqit. Por kanë thënë se nuk do ta ndërrojnë atë.

“Jo, në fillim nuk kemi qenë në dijeni për këtë aspak, pastaj kemi marrë informata, por fillimisht arsyeja e ndërrimit të avokatit të shtetit me këtë që është aktualisht ka qenë pasi që nuk i kemi besuar zgjedhjes së shtetit serb, dhe me synimin që ta marrim më të mirin që mund ta nxjerrë sa më shpejt e kemi angazhuar z. Petronijeviq, dhe pastaj me dyshimin që të mos e dëmtojmë edhe më shumë Sadikun me ndërrimin e shpeshtë të avokatëve, dhe pasi na ka dhënë fjalë pozitive në të mirën e Sadikut, e kemi lënë ta bëjë punën e tij”, ka thënë Duraku.

Të dyshuarit e të akuzuarit si pjesëtarë të forcave serbe në Gjykatën Themelore në Prishtinë në të shumtën e rasteve mbrohen me nga dy avokatë.

Megjithatë, Kosova nuk është e përfshirë në çështjet e mbrojtjes së të pandehurve që janë shtetas të Kosovës, e që akuzohen apo dyshohen për krime lufte në Serbi.

MPJD-ja në një përgjigje për KOHËN ka thënë se gjykimet e shqiptarëve për krime lufte në Serbi janë politike, për çka, sipas kësaj ministrie, janë njoftuar përfaqësuesit e QUINT-it.
Aktualisht në Serbi nën dyshime për krime lufte po mbahen në paraburgim: Hasan Dakaj, Nezir Mehmetaj dhe Sadik Duraku.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit