Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë ku efektivja 21-vjeçare Aldorjana Loshi u vëtëvra me armën e shërbimit në banesë.
Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi” ku e reja jetonte vetëm në një shtëpi me qira, ndërsa pak minuta më parë policia ka shoqëruar në komisariar të dashurin e 21-vjeçares.
Dyshohet se Aldorjana Loshi është vetëflijuar me armë zjarri në banesë pas një debati që ka pasur me të dashurin e saj, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Vetëm një ditë më parë, çifti ka pasur një debat të fortë me njëri-tjtrin, motivet e të cilit nuk dihen. Ky dyshohet se ka qenë motivi që mund të ketë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë.
I riu pritet të merret në pyetje nga efektivët për të zbardhur më shumë rreth ngjarjes tronditëse.
Aldorjana Loshi shërbente në Komisariatin Nr.5 në Kamëz prej rreth një viti e gjysmë dhe për aktin e vetëflijimit dyshohet se ka përdorur armën e shërbimit.
21-vjeçarja jetonte vëtëm në banesën me qira në “Ali Dem” ndërsa familjarë kishte vetëm nënën dhe një vëlla më të vogël, pasi babai i ka ndërruar jetë kohë më parë.
Duket se gjendja psikologjike e të resë ka qenë e rënduar edhe për këtë arsye pasi në rrjetet sociale ajo shkruante se babai është dashuria e parë e një vajze dhe se do e gjej forcën në dhimbje.
“Babai është dashuria e parë e çdo vajze. Do e gjeje forcën në dhimbje”, – shkruante efektivja e Loshi në rrjetet sociale.
“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L.,
21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.
Pas të shtënave, kanë ndërhyrë zjarrfikësit të cilët me forcë kanë hapur derën dhe kanë bërë të mundur të futën në skenën e krimit.