Moderatorja Kiara Tito ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother VIP 2 dhe sa e vështirë ka qenë.
“Gjithçka, po ta përmbledhësh ka patur vështirësitë. Atë periudhën e vrullshme të gjithçkaje. Të mbylljes brenda, të medias. Çdokush fliste për “Big Brother”, për ty, për jetën tënde. Kështu që patjetër ka qenë. Ama e them me plot bindje se është një eksperiencë që të vjen një herë në jetë dhe duhet bërë me patjetër. Po. Domethënë i uroj të gjithëve të kalojnë një eksperiencë siç e kalova unë. Sepse fundi ka rëndësi, apo jo? Ja vlen të sakrifikosh, të durosh dhe të arrish fundin e lumtur siç unë e arrita. Personale mbi të gjitha”, tha Kiara.