back to top
November, 3, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiSekuestrohen rreth 60 mijë euro në shtëpinë e familjes Turkana në Gjakovë

Sekuestrohen rreth 60 mijë euro në shtëpinë e familjes Turkana në Gjakovë

Share
Një aksion i Policisë në Gjakovë që u zhvillua të mërkurën mbrëma në Gjakovë, rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për armë ilegale dhe sekuestrimin e një shumë të majme parash. Mijëra euro ‘cash’ u gjetën gjatë bastisjeve nga Policia dhe tashmë kanë nisur hetimet.

Bëhet fjalë për rreth 60 mijë euro, para të gatshme, që u gjetën në shtëpinë e familjes Turkana dhe dyshohet se lidhen me shmangie tatimi.

Stacioni policor në Gjakovë fillimisht ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata në dy lokacione, ku edhe janë sekuestruar dy armë zjarri.

Aksioni erdhi pas hetimit të një rasti, ku ndër të tjera janë siguruar pamje të personave të arrestuar, duke përdorur armë ilegale.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Sheremet Elezaj nga Policia Rajonale në Gjakovë, i cili ka bërë të ditur se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Përveç armëve të sekuestruara, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe një shumë parash, mbi dyshimin e arsyeshëm se kemi të bëjmë me shmangie nga tatimit.

Në përputhje me vendimin e Prokurorit të Shtetit, personat e dyshuar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.”

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit