Gazetari Ronaldo Sharka ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ku bëri një analizë të lojës së banorëve të BBV.
Ai u shpreh se numri i ndjekësve në Instagram, nuk e bën një person fitues në ‘BBV’, duke sjellë në vëmendje faktin se Donaldi kishte më shumë ndjekës sesa Iliri, por në fund fitoi balerini.
“Fenomen është dhe Ujku i Cërrikut dhe në TikTok me followersa. Sasia nuk është gjithmonë cilësi, të gjithë mund të kenë shumë K. Çfarë do të thotë kjo? Se Mimoza Ahmeti nuk vlen. Edhe Donaldi kishte shumë K në krahasim me Ilir Shaqirin, por publiku në natën finale.. një tjetër lloj analize. Në fund ishte Iliri ai që fitoi. Nuk fitojnë gjithmonë K-të. Romeo është emër i rëndësishëm i showbizit me produktet e tij”, tha Ronaldo.