Sezoni i ri televiziv ka nisur me shumë surpriza e risi një ndër to ishte dhe rinisja e “Shqipëria Live” me moderatoren Sidorela Gjoni, në vendin e Erjona Rusit.
Sa i përket Erjonës, lajme qarkulluan edhe se ajo do të largohej nga TCH. Por, me sa duket kjo nuk do të ndodhë-të paktën jo këtë sezon.
Erjona Rusi do të vijojë me emisionin e saj të së shtunës pasdite, “S’e luan Topi”, ku Erjona është edhe autore, edhe moderatore.
Ky lajm është konfirmuar nga vet TCH përmes promos së emisionit.
Sezoni i ri në Top Channel: Prej 14 Shtatorit “S’e luan Topi” prej ores 18:10