27 vjet nga rënia e Ismet Jasharit, komandant Kumanovës

Sot mbushen 27 vjet nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari.

Në mëngjesin e hershëm të 25 gushtit, Ismet Jashari kishte kundërsulmuar befasishëm, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë.

Pas disa orë luftimesh në një distancë të afërt, në altarin e atdheut, në Luzhnicë, bie trimi ndër më të dalluarit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – komandant Kumanova.

Në altarin e atdheut kishin rënë edhe Nuhi Mazreku dhe Habib Zogaj.

Në mesin e luftëtarëve të lirisë së Kosovës Jashari shquhet si njëri ndër luftëtarët dhe komandantët më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Emrin e Komandant “Kumanovës” e ka bartur edhe Brigada 313 e TMK-së, e Zonës së Parë të Mbrojtjes në Malishevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *