back to top
February, 4, 2026
spot_img
BallinaLajmeZyra e BE-së në Kosovë: Zgjedhjet ishin dëshmi të demokracisë në Kosovë

Zyra e BE-së në Kosovë: Zgjedhjet ishin dëshmi të demokracisë në Kosovë

- Advertisement -

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka mirëpritur zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të Kosovës.

Ajo e cilësoi këtë si një dëshmi të forcës së demokracisë në vend, duke nënvizuar rëndësinë e procesit zgjedhor për konsolidimin e institucioneve demokratike.

Ndryshe, zgjedhjet u mbajtën pa incidente të rëndësishme, sipas raportimeve nga institucionet e sigurisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), dhe nuk pati asnjë ngjarje që të ndikonte në rezultatet përfundimtare.

Megjithatë, Prokuroria ka njoftuar se janë arrestuar tre individë në lidhje me procesin zgjedhor.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kishin 1,316,672 qytetarë, prej të cilëve votuan 432,107 ose 32.82%.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -