back to top
December, 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniZvicra refuzon lëvizjen për të lehtësuar rregullat e bashkimit familjar për zviceranët...

Zvicra refuzon lëvizjen për të lehtësuar rregullat e bashkimit familjar për zviceranët e natyralizuar

Këshilli i Shteteve ka peshuar mbi një projektligj i cili fokusohej nëse shtetasit zviceranë të natyralizuar ose të dyfishtë mund të sillnin të afërmit e tyre të huaj nga vendet e treta për të jetuar në Zvicër. Por deputetët nuk e kanë miratuar këtë masë.

Me këtë lëvizje të propozuar, shtetasit zviceranë që janë natyralizuar do të mund të sjellin prindërit e tyre nga një vend i tretë, me kusht që të kenë mjete të mjaftueshme financiare për të jetuar në Zvicër pa përdorur ndihmë sociale ose pa kërkuar punë, të kenë strehim të përshtatshëm dhe të integrohen.

Qëllimi i projektit synonte gjithashtu eliminimin e diskriminimit të shtetasve zviceranë në krahasim me homologët e tyre të BE/EFTA në lidhje me pranimin e anëtarëve të huaj të familjes së tyre nga vendet e treta në kuadër të bashkimit familjar, transmeton albinfo.ch.

Siç qëndron tani, shtetasit zviceranë mund të aplikojnë për një leje hyrjeje për bashkëshortin ose partnerin e tyre të regjistruar jashtë BE/EFTA (Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn), si dhe për fëmijët e tyre nën moshën 18 vjeç, por nuk munden sjellin prindërit e tyre për të jetuar në Zvicër.

Kjo ka të bëjë kryesisht me shtetasit zviceranë të natyralizuar (shpesh me shtetësi të dyfishtë) të cilët mund të dëshirojnë që prindërit e tyre të vendeve të treta të jetojnë me ta në Zvicër.

Kushtet e bashkimit familjar janë më pak të rrepta për anëtarët e familjeve të shtetasve zviceranë nga shtetet e BE/EFTA – atyre u lejohet të sjellin bashkëshortin ose partnerin e tyre të regjistruar, çdo fëmijë dhe nipër nën moshën 18 vjeç, si dhe prindërit dhe gjyshërit e tyre në ngarkim, shkruan thelocal.

Qytetarët e BE/EFTA që jetojnë në Zvicër kanë të njëjtat të drejta të bashkimit familjar si zviceranët në lidhje me të afërmit e tyre (EU/EFTA) që mund të sjellin në Zvicër, ku përfshihen prindërit.

Tani, megjithatë, kjo nuk do të ndodhë.

Pasojat e panjohura

Për deputetët e Këshillit të Shteteve, prindërit e shtetasve zviceranë që jetojnë jashtë BE/EFTA, nuk do të përfitojnë nga bashkimi familjar i lehtësuar.

Deputetët vunë në dukje se nuk mund të vlerësohej numri i personave shtesë që do të mbërrinin në Zvicër sipas kësaj mase dhe as kostot që kjo do të krijonte për skemën e sigurimeve shoqërore të vendit.

Propozimi u debatua më herët në Këshillin Kombëtar, ku shumica e ngushtë e deputetëve vuri veton ndaj lehtësimit të rregullave të bashkimit familjar, duke i cilësuar ato si “të paparashikueshme dhe të panevojshme”, veçanërisht për sa i përket rritjes së mundshme të emigracionit nga vendet e treta – që ka qenë subjekt i një numër kufizimesh, shkruan thelocal.

“Prandaj, miratimi i projektit pa ndonjë siguri në këtë pikë do të përbënte një hap në të panjohurën, gjë që nuk është politikisht e mbrojtur.”

Deputetët shpjeguan vendimin e tyre për të mos diskutuar më tej këtë çështje duke thënë se “nuk mund të përjashtohet që ky ndryshim në ligj mund të gjenerojë një fluks të paparashikueshëm të të ardhurve të rinj në Zvicër” – gjë që po nxit shqetësime në disa qarqe se Zvicra është në rrugën e saj, për shkak të fluksit të të huajve në vitet e fundit, për t’u bërë një vend me 10 milionë banorë.

Ky vendim parlamentar vjen në një kohë kur shumica e banorëve të Zvicrës janë të shqetësuar për efektin që do të ketë emigracioni në rritje në vendin e tyre të vogël./albinfo.ch

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit