Prokurori i ZPS-së, është mbështetur në parashtrimet që janë bërë për paraburgimin e ish-presidentit Thaçi kështu duke theksuar se të gjitha konstatimet e bëra për Thaçin janë legjitime.
Tutje ai ka folur për mundësinë e arratisjes së Thaçit duke thënë se ai është person ”rrezik arratisje”.
”Ai ka kryer vazhdimisht sjellje penguese ndaj drejtësisë, ai akuzohet se ka qenë drejtuesi i një praktike penguese veçanërisht duke shenjëstruar disa dëshmitarë që janë pjesë e gjykimit të tij të vazhdueshëm. Kjo nuk është e papritur. Zoti Thaçi akuzohet për ndërhyrje në lëndën e tij gjyqësore…”ka thënë ai