back to top
June, 20, 2025
spot_img
BallinaLajmeZoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për vrasjen e 13 vjeçarit...

Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për vrasjen e 13 vjeçarit në luftën e Kosovës

- Advertisement -

Zoran Vukotiq është dënuar me burgim prej 15 vitesh për veprën e vrasjes së fëmijëve i cilësuar si krim lufte, shkruan Demos.

Vukotiq u dënua për pikën e akuzës, në të cilën ngarkohet se në bashkëkryerje ka vrarë të miturin e nacionalitetit shqiptar të moshës 13-vjeçare, B.M., në Vushtrri.

Derisa për 3 veprat e tjera është liruar nga akuza në mungesë të gjetjes së provave.

Kurse për vrasje tjera dhe dhunimin e një gruaje, Zoran Vuktiq nuk është dënuar, shkaku që Gjykata nuk është bindur në bazë të provave dhe identifikimit që i është bërë nga e dëmtuara (e dhunuara).

Ndërsa për veprën e tretë është në rigjykim dhe është duke u gjykuar, por nga dëshmitë e dëshmitarëve nuk është bindur Gjykata mjaftueshëm për ta dënuar.

Vukotiq në aktakuzën e parë të Prokurorisë Speciale, të ngritur më 20.04.2017 akuzohet se mes datës 2 dhe 3 maj 1999, në cilësinë e zyrtarit policor rezervist nga stacioni policor në Vushtrri, duke vepruar në bashkëkryerje me anëtarë të forcave serbe, ka marrë pjesë në një sulm ndaj popullatës civile shqiptare që udhëtonin në një autokolonë mes fshatit Studime e Epërme dhe Studime e Poshtme.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -